Në studion e “Frontline” të Report Tv, gazetari Ferdinand Dervishi, zbuloi disa prej dosjeve që janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për të cilat pritet të ketë zhvillime gjatë vitit 2024.
Teksa foli për hetimet që SPAK po kryen në kuadër të privatizimit të pronave të ushtrisë, Dervishi tha se në 1 nga 20 celularët e ushtarakëve që janë sekuestruar në bazë të hetimit, është gjetur një video ku është filmuar kryerja e marrëdhënies sekusuale në zyrë.
“Në një celular të një ushtaraku të lartë është gjetur një video ku kryhen marrëdhënie seksuale në zyrën e vet”- tha gazetari.