Bashkia e Gjirokastres, do te ri-investoje ne hidroizolimin e godines tre kateshe te Gjimnazit “Siri Shapllo”.

Drejtoresha e Arsimit ne Bashkine e Gjirokastres Doriana Demo, ne nje reagim per Jugulajm.net ka zbuluar hapat qe do te ndermarre ne vazhdim ky institucion ne permiresimin e kushteve ne kete shkolle. Dhjetorin e kaluar nje firme kishte marre persiper hidroizolimin e pjesshem te godines e bashke me te edhe sistemin e shkarkimit te ujerave.

Duket se punimet e kesaj firme kane qene jo cilesore aq me teper qe institucioni ne fjale, pra Bashkia e Gjirokastres, nuk i ka marre ende ne dorrezim punimet e kryera. Sipas Demos pritet qe ne muajin qershor te ketij viti, te investohen te tjera fonde per hidroizolimin e godines. Nerkaq nuk dihet nese do merren masa ndaj firmes qe kryejti punimet pa cilesi ne kete shkolle.

Kjo ngelet te shikohet nderkohe qe nxenesit e klasave te 11-ta, kembengulin ne bojkot deri ne permbushjen e kerkesave te tyre.