Një nga gazetarët më të mirë me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në këtë profesion sa duket se është rruga e vetme e përcaktuar për Blendi Fevziun. Megjithatë, koha kur ai ndoqi ëndrrën ishte me rënien e sistemit komunist, të cilin e ka përshkruar më së miri në librin e tij, “Enver Hoxha”. Në një rrëfim për “Rudina” në Tv Klan, ku ndalet edhe në vështirësitë e kufizimet e këtij sistemi, Fevziu përpiqet ta imagjinojë veten edhe në një profesion tjetër, të përcaktuar nga regjimi, i cili do të ishte larg suksesit që njohim sot.
Blendi Fevziu: Në atë sistem nuk vendosje ti, të vendosnin ata. Unë kisha pasion letërsinë, më pëlqente letërsia.
Rudina Magjistari: Nëse sistemet nuk do kishin ndryshuar, çfarë do bëje ti?
Blendi Fevziu: Do isha mësues letërsie në Iballë të Pukës, aty më hodhën ditën e fundit.
Rudina Magjistari: Po mirë, do ishe përpjekur me miqësi, me njohje, me një gjë diku do kishe dalë.
Blendi Fevziu: Po nuk e di tani me çfarë, atëherë çfarë duhet të isha? Normalisht duhet të isha mësues letërsie në Iballë të Pukës, mund të isha në burg, nuk e di.
Rudina Magjistari: Do synoje Tiranën, s’besoj që do rrije atje.
Blendi Fevziu: Kjo nuk varej nga unë, prapë kjo varej nga shteti.
Rudina Magjistari: Do synoje një transferim në Tiranë.
Blendi Fevziu: Kjo nuk varej fare nga aftësia personale, kishte gjëra që ai sistem i kishte të ndara.