Nuk pranoj qe doreshkrimet apo objektet personale te Musine Kokalarit te ekspozohen ne ambjentet e Muzeut Etnografik pasi kjo eshte shtepia e dikatatorit Enver Hoxha.
Keshtu ka deklaruar Bibika Kokalari e aferme e disidentes gjirokastrite e cila ishte e pranishme ne eventin e organizuar nga Bashkia e Gjirokastres ne kuader te 105 vjetorit te lindjes se Musinese.
Nje tjeter pike e cila vijon te diskutohet prej vitesh eshte edhe ngritja e nje muzeu kushtuar jetes dhe vepres se Musine Kokalarit. Pak vite me pare vete ish ministria e kultures Mirela Kumbaro premtoi hapjen e ketij muzeu por ende nuk eshte marre nje nisme konkrete ndersa deklarat per ndertimin e tij ende vijojne edhe sot nga drejtuesit e pushtetit vendor, por qe duket se nuk po bindin familjaret per nje konktetizim te ketij projekti
Më 1964, pas 18 viteve burgim në Burgun e Burrelit, e izoluar dhe nën vëzhgim, kaloi 19 vitet e tjera të jetës së saj e internuar në Rrëshen. Musineja punoi fshesare dhe 11 vjet në Ndërmarrjen e Ndërtimit në Rrëshen, mes tullave, llaçit dhe betonit. Kur i mbaroi internimi më 1979 i thanë të shkonte në Gjirokastër, por pasi nuk e lejuan të shkonte në Tiranë, nuk pranoi të lëvizte nga Rrësheni. Ndërroi jetë më 13 gusht 1983.