Është vendosur në pranga një 41-vjeçar i cili vidhte portofola/kuleta dhe celularë, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve.
Është arrestuar qytetari Abdyl Peqini 41-vjeç me banim në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky qytetar gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.