Një atentat me eksploziv është regjistruar ne Shkozet.
Dyshohet se është hedhur në erë mjeti i Aldi Mustafës.
Ndërkohë policia ka shpjeguar në njoftimin e vet se, “rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive”.
“Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale”.