Mbremjen e djeshme u përballën Luizi dhe Efi, dhe të thënat e tyre në dhomën e rrëfimit.

Duket se miqësia mes Luizit dhe Efit është krisur. Në një video të publikuar mbrëmjen e djeshme në prime në Big Brother, Luizi ka tentuar që t’i ‘çjerrë’ maskën Efit, duke e akuzuar atë si gënjeshtare. Gjatë bisedave me Kiarën, Luizi i tregon asaj se Efi ka bërë rolin e viktimës, madje kjo gjë e nxori atë dhe të preferuar te publiku. Ndërkohë Efi shkon deri aty sa e cilëson Luizin një shtrues klinik dhe paralajmëron se miqësia e saj me të jashtë nuk do të vazhdojë.

Në momentin që u panë këto transmetime nuk duhej të humbaseshin reagimet e Arbërit dhe Olta Gixharit.

Dyshja janë përçarë pothuajse tërësisht. Dikur ishin miq tejet të mirë, por rikthimi i Efit nuk u prit edhe aq mirë.