Me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe të komisariateve në varësi të saj, i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak në ndihmë të pacientëve me talasemi.
Policia e Gjirokastrës, gjithmonë e gatshme dhe në shërbim të qytetarëve, jo vetëm për përmbushjen e detyrave funksionale, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, por dhe nëpërmjet gjesteve humane, në ndihmë të komunitetit.