Mund të jetë objekti i vetëm fetar i braktisur dhe pa përkujdesje nga autoritetet e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Kisha e Shën Thanasit në fshatin Lëshicë në Përmet, është dëshmi e qartë e braktisjes së madhe që i është bërë prej më shumë se 60 vitesh. Ikonat e drunjta të hershme 100 vjeçare kanë ngelur aty të paprekura si dëshmi e gjallë për egzistencën e këtij objekti kulti ortodoks qysh prej ngritjes së saj 120 vite më parë. Sistemi komunist e shndërroi këtë objekt në vatër kulture duke ndërhyrë në strukturën mbajtëse dhe ku shërbente për argëtimin e banorëve të Lëshicës.
Pas kaq dekadash, në këtë kishë të vetmit frekuentues janë bagëtia dhe shpeshherë edhe qentë e rrugës apo ndonjë shtegtar i largët ku nuk ka se ku të fusë kokën. Objekti është shndërruar në stallë bagëtish nga banorët e zonës, ndërsa vlerësohet si kisha më e vjetër në zonë. Prifti i zonës At Ilia Tyto, shpreh keqardhjen për këtë situatë e cila është e papranueshme në ditët e sotme.
Sistemi komunist e shndërroi këtë objekt në një destinacion të turpshëm duke i hequr të gjitha atributet. Vetë prifti i zonës apelon për rindërtimin e saj në kushtet kur kisha është ndër më të moçmet në zonë.