Banoret e Kelcyres shprehen te revoltuar me gjendjen ne te cilen ndodhet ky qytet prej 10 ditesh pa uje te pijshem ne rubinetat e çesmave te banesave te tyre.

Ne kameran e Jugulajm.net ata akuzojne drejtperdrejt kryebashkiakun Klement Ndoni dhe drejtorin e Ujesjellesit te Kelcyres Elidon Beqiri. Ky i fundit ne kulmin e krizes, deri para pak ditesh ishte me pushime ne nje nga rezortet me luksoze ne Greqi sic ishte ai ne Zakinthos ku shkojne vetem vipat boterore.