Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, që dyshohet si autor i djegies së një automjeti, në rrugën “Boris Plumbi”.

Pas hetimeve të kryera, blutë kanë konstatuar se automjeti tip “Benz” është djegur me qëllim nga i arrestuari.

30-vjeçari, në momentin kur forcat e Policisë ndërhynë në banesë me qëllim kapjen e tij, ka bërë rezistencë ndaj tyre.

Ai rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.