Ligjvënësit në Honduras janë përfshirë në një përleshje masive në parlament, ndërsa objektivi i tyre për të dhunuar ishte kryeparlamentari i ri i përkohshëm, Jorge Calix.
Në media është publikuar momenti nga sulmi që deputetët e partisë së tij i kanë bërë kryeparlamentarit të ri.
Disa deputetë nga e njëjta parti janë ngjitur në tavolinat ku qëndronte kryeparlamentari, duke bërë që situata të dalë nga kontrolli dhe të shkojë deri në përdorimin e dhunës.
Ndërkohë, në sallë dëgjohen thirrje të vazhdueshme” tradhtarë.