Si pasojë e uljes së temperaturave dëbora ka zbardhur edhe Llogaranë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, duke respektuar sinjalistikën rrugore, duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.
“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.