Dalin detaje te reja te konfliktit qe shpertheu dje ne shkollen 9 vjecare ”NIMETE PROGONATI” ne qytetin e Memaliajt.
Sipas deshmise se dhene ne stacionin policor te Memaliajt, behet e ditur se sherri mes dy grave shpertheu momentin kur S.K. pa mbesen e vet teksa doli nga klasa duke qare.
Halla e nxeneses 9 vjeçare ka shkuar dhe kontaktoi me mesuesen M.H., duke i kerkuar llogari se perse kishte ushtruar dhune ndaj nxeneses, gje qe nuk ishte pohuar me pare prej vete minorenes.
Nuk ka mjaftuar te spegoje se cfare do te thoshte mesuesja dhe menjehere S.K., halla e nxeneses i eshte sulur mesueses, duke e shtyre fillimisht e me pas e ka gervishtur ne fytyre si pasoje e shtyrjes qe ushtroi.
Mesuesja i ka kerkuar te qetesohej dhe t’a degjonte, por halla e nxeneses serish e ka shtyre duke e lene pertoke mesuesen e cila pesoi hematoma ne pjesen e krahut dhe te shpines.
Pas kesaj mesuesja i eshte drejtuar policise, ku ka bere denoncimin ndaj S.K. per ushtrim dhune per shkak te detyres. Ne polici mesuesja M.H. ka thene se nxenesja 9 vjeçare kishte ardhur ne klase pa bere detyrat dhe kishte planifikuar te qendronte pas ores mesimore tok me te per t’ia speguar detyrat dhe per ti bere nen kujdesin e saj.
Kjo e ka prekur nxenesen pasi ishte e vetmja ne klase qe u paraqit pa bere detyrat, cka u shqerua ne te qara.
Agresorja S.K. pasi eshte pyetur ne pranine e avokatit eshte lene e lire dhe ndiqet ne gjendje te lire. Ndersa eshte pyetur edhe nxenesja ne prani te psikologes.