Videoja e mëposhtme është e momentit kur Klered Bozhanaj ka plagosur efektivin e policisë Edlir Alleshi, dy ditë më parë.

Në pamjet e siguruara nga Euronews, shihet efektivi Bozhanaj, i cili pasi plagoset arrin që të futet brenda një lokali.

Ndërkohë që një koleg, arriti që të gjente strehim në lokal para tij.

Kur Bozhanaj e plagosi, efektivi po e ndiqte së bashku me kolegun e tij.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi ditën e kaluar, në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes, Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark  efektivi i “Shqiponjave”.

Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë. 42 veçari u arrestua disa orë pasi plagosi punonjësin e forcave Shqiponja. Ai u kap teksa shkoj në banesën e tij në zonën e Kinostudios.

Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur.