Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë, ku duket automjeti BMW X6, që përfundoi mbi digën e Liqenit Artificial për shkak të shpejtësisë së lartë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Në video shihet se si BMW që qarkullon me shpejtësi të lartë arrin të ngjitet mbi murin e digës dhe ndalohet nga barriera në pistën e vrapit që shërben për qytetarët.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

Shoferi i mjetit, 26-vjeçari Eldi Allushi nga Durrësi, braktisi mjetin dhe u largua bashke me targat e makinës.