Dalin pamjet e arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë Himarë.
Siç duket edhe nga pamjet, Beleri po qëndron me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës, kur efektivë të Policisë së Shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të lëshuar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i janë afruar dhe i kanë vendosur prangat atij dhe shoqëruesëve të Belerit.
Deri më tani raportohet se Beleri akuzohet për blerje votash, por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.