Nga sot e tutje, kushdo që vjen në Gjirokastër mund të mësojë më shumë rreth disidentes, Musine Kokalari.
Në një prej banesave të Kokalarajve ne lagjen Palorto, disa ambjenteve i janë dedikuar kësaj figure nën emrin “Muza ime”.
Për trashegimtaren e disidentes, Arjeta Kokalari, muzeu është fryt i përpjekjeve disa vjeçare që ajo ka bërë për t’a vendosur Musinenë në vendin që e meriton.
Muzeu eshte një investim i qeverisë suedeze, që u zbatua nga organizata “Trashëgimia kulturore pa kufij”, që mundësoi restaurimin dhe konceptimin e kësaj hapësire.
Në inagurimin e strehëzës së të parës shkrimtare, politikane dhe disidente femër në Shqipëri, morën pjesë autoritete lokale, gazetarë, shkrimtarë, specialistë të trashëgimisë, por edhe ambasadori suedez në Shqipëri.
Shtëpia ku kaloi fëmijërinë Musine Kokalari është përfshirë nga flakët para 1 dekade dhe vazhdon të rënohet nga viti në vit.
Disa here është folur për rikostruksionin e saj, por që ende s’ po shihet gjë konkrete.