Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në një prej pishinave të Tiranës, duke tronditur pushuesit që ndodheshin aty pranë.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale dallohet një burrë me një foshnje disa muajsh në krah që është zhytur disa herë brenda në pishinë bashkë me të voglin, edhe pse sipas dëshmitarëve foshnja ka nxjerrë shkumë nga goja.
Këtë veprim burri në fjalë e ka përsëritur disa herë duke e zhytur fëmijën e tij për disa sekonda brenda në ujë.
Teksa pushuesit shihnin të tmerruar, një grua i është afruar për ta ndaluar, por ai i është përgjigjur me fjalë të rënda si “ik mi deb*le andej, ik, ik se na cave tr*pin, kokrra e kur*ës”.
Më pas një grup më i madh të pranishmish janë mbledhur pranë tij, por burri ka nisur t’i ofendojë. Ata gjithashtu shprehen se kanë vënë në dijeni policinë.
Më pas një grup më i madh të pranishmish janë mbledhur pranë tij, por burri ka nisur t’i ofendojë. Ata gjithashtu shprehen se kanë vënë në dijeni policinë.