Agroni është bashkëshorti i Mirelës, e cila e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” me pretendimin se është e shtypur prej tij. Në insertin e tij, Agroni ia hedh fajin rrjeteve sociale për sjelljen e gruas, por gjithashtu edhe ndërmjetëses së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobanit.
“Gjithkund hyri Facebook-u, telefonin me kufje, mbetën gratë të gjitha… nuk u bëjnë as vjehrrit kafe, asgjë. Vjen burri i lodhur nga puna, tërbohet. Gra janë këto që rrinë tërë ditën në Facebook?! As bukë, as gjellë, as ashtu… se vjen i lodhur nga puna… kush ia ka fajin, burrat?! Pa punë, pa zanat dhe kërkojnë të jenë të barabarta gratë. Apo s’u ka dalë edhe Eni Çobani grave tani në krah e hajde t’i mbash gratë!”, thotë Agroni në insert.
Ardit Gjebrea: Agroni e paska dhe me ty! Po çfarë inati ka me ty?
Eni Çobani: Agroni nuk ka problem vetëm me Mirelën, por unë zbulova që ka një burrë në Shqipëri që ka problem me Enin. Sigurisht që unë e mirëpres të diskutojmë, mos të zihemi dhe debatojmë, por të flasim, por nuk e di se si do sillet Agroni, unë jam gati.
Teksa hyn në studio, Agroni shkon drejt hapësirës së Mirelës duke e pyetur se për çfarë e ka sjellë dhe fillon ta prekë me duar. Sigurimi e largon prej saj, por ai nuk shkon drejt vendit të tij dhe tenton të largohet. Në këtë moment, i kundërvihet edhe Eni Çobanit.
Agron: Fajin ti e ke zonja Eni!
Eni Çobani: Të lutem, se i ndihmoj gratë…
Agron: Rrinë tërë ditën në telefona, pse çfarë t’i bëj unë asaj, çfarë jam?
Eni Çobani: Flasim me radhë, Agron.
Agron: Paska ajo ankesë!