Në Parkun Olimpik “Feti Borova” është zhvilluar ndeshja mes Denis Nurja, në peshën 71 kg, përballë kolumbianit Placido Ramirez.
Gjate dyluftimit Nurja kishte probleme me këmbën dhe në një moment befasie, kur Nurja qëndron te litarët kolumbiani e godet me grusht në fytyrë, duke e rrëzuar në ring.
Në këtë moment shumë tifozë futen në ring për të sulmuar me grushte kolumbianin.
Ndeshja u mbyll pa fitues, duke prodhuar një moment shumë negativ në eventin, që po zhvillohet në Tiranë.