📍Policia Rrugore e Gjirokastrës, e angazhuar 𝟮𝟰/𝟳, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë sezonit veror, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, Policia Rrugore ka rritur prezencën dhe ka përforcuar kontrollet dhe monitorimin, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.
Si rezultat, gjatë muajit gusht ✅ janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente, gjatë këtij muaji ✅ janë vendosur 2457 masa administrative, të ndara konkretisht:
✔859 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔37 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
✔114 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
✔11 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
✔19 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
✔482 për parakalime të gabuara;
✔587 për parkime të gabuara;
✔348 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia e Rrugore e DVP Gjirokastër apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.