Intervista e deputetit demokrat per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu dhene tek Ora news.
Maredheniet shteterore Shqiperi-Kosove kane nevoje per produktivitet, per ndryshime e permiresime thelbesore, jo thjesht per formalizem.
Aktualisht keto jane ne nivelet me negative te tyre, jane ne krize.
Vizitat e ndersjellta nuk duhet te ngelin vetem ne nivelin formal te tyre.
Thelbi eshte per te kuptuar se per neve e Rajonin maredheniet Shqiperi-Kosove duhet te jene prioritare ndaj atyre Shqiperi-Serbi.
Duhen maredhenie shtererore normale Shqiperi-Serbi, por pa kaluar nje cak, i lidhur ky me maredheniet Serbi-Kosove.
Maredheniet Shqiperi-Serbi nuk mund te mos influencihen nga ato Serbi- Kosove.
Pikerisht ky eshte problemi i Qeverise Rama, qe vendos prioritare maredheniet me Serbine, duke krijuar nje situate te rrezikeshme per Kosoven, Shqiperine e Rajonin.
Rama sakrifikon maredheniet me Kosoven ne funksion te atyre me Serbine.
Dhe ndaj kesaj lidhje duhen mbajtur pozicionime te qarta, qofte dhe nga Presidenti i Republikes.
Pa bere kete kthehemi maximuni ne formalizem, ne fakt shume me keq.
Problemet nuk mund te zgjidhen duke i anashkaluar ato, problemet duhen perballuar, diskutuar, hapur publikisht qe te zgjidhen.
Ketu vjen dhe perballja me “Ballkanin e Hapur”, qe eshte inisiative e Vucic per te zbehur pavaresine e Kosoves, vendosur hegjemonine serbe, sfumuar projektet e domosdoshme europiane e shtyn Rajonin drejt Lindjes.
Keshtu ky “Ballkan i Hapur” nuk mund te transformohet kurre ne nje inisiative te dobishme per Kosoven, Shqiperine e Rajonin, ai duhet hedhur ne “kosh”!
Ne na duhet inisiativat e Brukselit.
Kjo ceshtje nuk mund te anashkalohet.
Ngjarjet e fundit, qendrimet e Vucic perseri i konfirmuan keto elemente ne Rajon.
Dhe pikerisht per keto ceshtje duhet diskutuar edhe gjate kontakteve te nivelit te larte midis Shqiperise e Kosoves.
Bashkepunimi midis dy vendeve tona duhet forcuar realisht ne te gjitha sektoret, perfshi dhe ato ushtarak.
Por gjithmone me pare duhet zgjidhur “dilema”, ne cfare raport duhet te jene maredheniet Shqiperi-Serbi ndaj atyre Serbi-Kosove, qe fatkeqesisht Rama e ka vendosur “koke poshte”.
Shtatori e vjeshta periudha e shperthimit te levizjes se madhe popullore kunder ketij rregjimi.
Eshte kjo levizje popullore e gjere, qe do te garantoje edhe voten e lire te qytetareve.
Fronti opozitar me strumbullar PD do te realizoje detyrat e tij madhore.
Ato cfare deklaron Balla per neser ne Kuvend jane tymnaja te bazuara te reminishencat e diktatures, te hedhura nga frika para levizjes popullore.
Kerkon te heqe vemendjen nga skandalet e deshtimet e medha te qeverise, por pa sukses.
Sa per “hapjen e dosjeve”, ato qe kane ngelur te hapen qe neser, te behen publike menjehere.
Por ky nuk eshte “deus ex machina”, qe do te zgjidhe problemet e medha te vendit, sic disa perpiqen ta servirin.
Eshte infantile apo thjesht nje sherbim ndaj maxhorancen ta besh kete ceshtje “flamur beteje” per fitore, se paku duke hequr vemendjen nga betejat madhore.
Ky rregjim nuk ka nevoje per “makiazhe” apo “shplarje” sic po tentohet, ai duhet permbysur e kjo behet vetem me levizje te gjere popullore.