Mosgjetja e gjuhës së përbashkët mes tyre, ka cuar në djegijen e fondeve nga ana e Ministrisë së Kulturës për të rigjeneruar banesën e Musine Kokalarit në Gjirokastër.

Duke parë se banesa ku lindi disidentja, është në pronësi të shumë personave, disa prej tyre nuk kanë qenë dakord që të ndërhyhet financiarisht nga qeveria shqiptare për t’i dhënë një pamje dinjitoze banesës tre katëshe e pozicionuar në lagjen “Palorto”. Këtë fakt e përcjell ish drejtuesja e DRKK Gjirokastër Pezana Rexha e cila për Jugulajm.net e ka ngritur si shqetësim jo vetëm për këtë banesë, por edhe për të tjera që ndodhen brenda vijës së zonës së trashëgimisë kulturore.

Nuk dihet vlera e fondit të akorduar nga ana e Ministrisë së Kulturës, por që tre herë janë lëvruar fondet për rigjenerimin e kësaj banese dhe po kaq janë rialokuar pikërisht për mosgjetjen e gjuhës së përbashkët mes bashkëpronarëve pasardhës të Musine Kokalarit. Banesa Kokalari, ka qenë e rigjeneruar me fondet e bashkëpronarëve të saj por një zjarr i rastësishëm në tetor të 2014, e shkrumboi atë plotësisht dhe prej asaj periudhe, pamja që po shikoni nuk ka ndryshuar.