Bojkot avokatet e Gjirokastres dhe Permetit seancave gjyqesore sot dhe tere javes.
Sot dhe ne vazhdim nuk do te zhvillohen sencat gjyqesore ne Gjykaten e Faktit te Gjirokastres dhe Permetit, si pasoje e bojkotit te ndermarre nga dhomat e avokatise.
Prej dites se sotme dhe deri te premten ne Gjykaten e Faktit ne Gjirokaster, do te shtyhen 134 seanca gjyqesore per shkak te bojkotit te avokateve.
Perjashtim bejne vetem masat e arrestit. Sipas perfaqesuesit te Dhomes se Avokatise ne Gjirokaster, Tahir Novi, bojkoti do te vazhdoje pafundesisht derisa te permbushen kerkesat e avokateve per te mos hequr nga Gjirokastra Gjykaten e Apelit.