Atmosfera e Vitit të Ri në Gjirokastër ndihet ngado. Zbukurimet me efekte të ndryshme janë prezente si në zonën e re të qytetit, ashtu dhe në Pazarin Karakteristik.

Madje në këtë të fundit dyndja e njerëzve është mjaft e madhe. Kjo si pasojë e argëtimit të përditshëm, që përjetojnë përmes tingujve muzikorë të performuara nga këngëtarë dhe grupet më të njohura vendase në skenën e ngritur enkas nga Bashkia e Gjirokastrës.

Sivjet Tregu i Vitit të Ri është më i varfër se vitin e kaluar, ndoshta koha nuk e ka favorizuar shumë gjallërimin e këtij ambjenti, si pasojë e motit me rreshje që ka qenë karakteristike për këto ditë.

Shumllojshmëria e artistëve që performojnë pothuajse përditë në skenën e ngritur, nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe artistë të ardhur nga Kosova.

Takimi i gjirokastritëve për t’u argëtuar është nga ora 17:00 e deri në mesnatë, çka është pjesë e pandarë për të gjitha moshat sidomos fëmijët dhe të rinjtë.