Mësuesi i fizkulturës në Tepelenë, Kleanth Laçi është arrestuar nga polica e Gjirokastrës nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy vajzave të mitura të cilat mësonin në shkollën 9 vjeçare ku 59 vjeçari jepte mësim.
Në një reagim të bërë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije se është marrë masa për pezullimin nga puna të Kleanth Laçit deri në përfundimin e hetimeve nga ana e policisë. Njëra prej mësueseve të shkollës 9 vjeçare ku jep mësim Kleanth Laçi, është shprehur se nuk besonte se kolegu i saj ta kishte bërë një gjë të tillë.
Gjithashtu ka folur edhe drejtoresha e kësaj shkolle. Në një prononcim për mediat, ajo tha se për rastin hetohej prej dy ditësh ndërsa shtoi se Kleanth Laçi ishte pezulluar nga puna deri në përfundim të hetimeve.
“Për këtë ngjarje kemi dy ditë që po hetojmë. Ky problem ka shkuar në instancat më t larta. Ministria ka marrë vendim për pezullimin e mësuesit deri në zbardhjen e kësaj ngjarje. Ne kemi shkuar në familjet e dy vajzave, gjendja e tyre psikologjike është shumë e mirë”- u shpreh drejtoresha e shkollës 9 vjeçare.