Pamundësia ekonomike për ti siguruar bukë fëmijëve e bën burrin të qajë.

Në një situatë të tillë është familja e Elion Rezës në lagjen Drizë të Fierit.

Ata bëjnë thirrje për ndihmë për shtëpinë pa asnjë kusht për jetesë dhe një punë për të siguruar të ardhurat.

Lotët nuk i binden Elion Rezës kur flet për fëmijët e mitur të cilët po i rrit në skamje.

Brenda shtëpisë së ndërtuar 14 vjet më parë në lagjen “Drizë” të Fierit, lagështia dhe i ftohti e bëjnë pothuajse të pamundur jetesën.

Mariola, e zona e shtëpisë tregon frigroiferin bosh.

“Do fëmija të hajë frigoriferi bosh. Fëmija im nuk merr asgjë në shkollë të hajë”

Elioni ka kërkuar disa herë ndihmë në institucione por askush nuk i është përgjigjur deri më tani.

“Shpresa të kota”

Ai kërkon një punë, që të mund të sigurojë të ardhurat e familjes.

“Dua të më ndihmojnë të riparoj shtëpinë, ndihmë ekonomike dhe punë. Dua punë se po pate punë ushqen dhe familjen”

Familja 4 anëtarëshe në Fier apelon që të ndihmohet nga kushdo që ka mundësi në prag të festave por edhe dimri pritet të jetë i vështirë për ta.