Ambasadori italian ne Tirane, Fabrizio Bucci, eshte vleresuar nga Bashkia e Gjirokastres me titullin “Qytetar Nderi”.

Ceremonia e dorezimit te titullit eshte organizuar ne ambjentet e baneses “Kadare”, me pjesmarrjen e drejtuesve me te larte vendore.

“Per kontributin e dhene ne forcimin e lidhjeve historike dhe te bashkepubimit aktual mes Italise dhe Gjirokastres. Mirenjohje per vemendjen dhe iniciativat e tij me ndikim ne ngritjen ne nje nivel edhe me te larte te marredhenieve, fale realizimit me sukses te programeve dhe projekteve ne fushat e kultures, turizmit, ekonomise dhe edukimit”- ka qene motivacioni me te cilin eshte nderuar me kete titull ambasadori italian.

Ky i fundit ka çmuar vleresimin qe i eshte bere nga Bashkia e Gjirokastres, duke u shprehur se do te rikthehet jo si ambasador tashme i emeruar ne Gjermani, por si nje qytetar i thjeshte.

Kryebashkiaku gjirokastrit, Flamur Golemi, ka vleresuar kontributin e Bucit ne keto kater vite te qendrimit te tij ne Shqiperi dhe sidomos kontributin qe ka dhene oer Gjirokastren.

Ambasadori ne ikje i Italise, ka komentuar dhe zhvillimet politike ne vend.