Prej dites se sotme, Albert Malaj ka hyre ne zyren e kryetarit te Bashkise se Memaliajt.

Ceremonia e konstituimit te Keshillit Bashkiak, eshte organizuar mesditen e sotme ku sipas rregulloreve perkatese, jane zgjedhur organet drejtuese te parlamentit vendor, si dhe perfaqesuesin e ketij keshilli per ne Keshillin e Qarkut te Gjirokastres. Si nenkryetarin e Keshillit Bashkiak ashtu dhe perfaqesuesin per ne Keshillin e Qarkut, PS me partiçkat përeeth saj i fitoi.

Ne Keshiillin Bashkiak te Memaliajt, PS ka 7 anetare, koalicioni opozitar “Bashke Fitojme” ka 3 anetare, Alibasha Parti 2 anetare, PSD 1 anetar, PAA 1 anetare dhe 1 anetare Peço Lumani.

Momenti me emocionues ka qene ai i dorrezimit te shiritit nga Gjolek Guci, pasardhesit te tij Albert Malaj. Brohoritjet ne salle nuk kane munguar nga mbeshtetesit e opozites, ndersa nervozizmi shfaqej tek rilindasit. Ne fjalen e tij pershendetese, Albert Malaj ka premtuar se do te jete kryetar bashkie i te gjitheve edhe atyre qe nuk e votuan, nderkohe qe shtriu doren e bashkepunimit edhe me pushtetin e Rilindjes.