Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetën.

Ndërkohë që nga aksidenti ka persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet se cili është, por në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.