Dhjete minuta me pare ne aksin nacional “Gjirokaster-Tepelene”, nje automjet i tipit “Opel” me targa greke Opel, AIP9377, me drejtues K.SH., emigrant ne Greqi, ka perplasur F. K., 75 vjeçe, banore ne Gjirokaster.

Nga perplasja ajo ka ngelur e lenduar rende, ku dhe eshte transportuar menjehere per ne Spitalin e Gjirokastres “Omer Nishani” per mjekim.

Ne vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore, ku po analizon shkaqet qe çuan ne aksident.

“75 vjecarja me preu udhen e mjetit”, – keshtu eshte shprehur shoferi qe shkaktoi aksidentin.

Sipas tij shpejtesia e mjetit ka qene jo me shume se 30 kmh, cka eshte nen normen e lejuar.