Ka ndërruar jetë shoferi i njëri prej mjeteve të cilët u aksidentuar në afërsi të TEG-ut.
Sipas njoftimit nga policia baht me dije se shtetasi D. B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Në aksident u përfshinë tre automjete ku vetëm njëri prej drejtuesve kishte mbetur i plagosur dhe ishte transportuar në spital, ku për fatin e keq nuk arriti që ti mbijetonte plagëve.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi D. B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.