Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë ku efektivja 21-vjeçare, Aldorjana Loshi, i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në banesën e saj në rrugën “Ali Demi”, ku efektivja jetonte e vetme, ndërsa mësohet se lidhur me rastin Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e 21-vjeçares, pasi dyshohet se kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin.
Nga raportimet paraprake thuhet se debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar efektiven drejt aktit të rëndë.
Ndërkohë pritet që i riu të merret në pyetje për të mësuar më shumë.