Një 45-vjeçare është vetëhelmuar mesditën e djeshme në Berat.
Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale F. B., e cila dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit.
Ajo është dërguar në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 45-vjeçarja ka humbur jetën.
“Mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit, shtetasja F. B., 45 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit, ka konsumuar Fotoksinë. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën.
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.