Një burri i cilësuar si “njeriu më i palarë në botë” ka vdekur në moshën 94-vjeçare, vetëm disa muaj pas larjes së tij të parë në dekada.
Amou Haji kishte refuzuar të përdorte sapun dhe ujë për më shumë se gjysmë shekulli, nga frika se do të sëmurej.
Iraniani, i cili jetonte në provincën jugore të Fars, kishte shmangur përpjekjet e mëparshme të fshatarëve për ta pastruar atë.
Por mediat lokale thonë se ai më në fund iu nënshtrua presionit dhe u la disa muaj më parë dhe u sëmur pak më vonë.