Arrestohet Alban Qira 33-vjeç. Ai akuzohet se është personi që i vendosi tre herë tritol mobilierisë në Durrës.
Hera e fundit pak ditë më parë në fshatin Rrashbull.
Policia thotë se i riu nga Kruja i dënuar më parë për krime në fushën e narkotikëve, është autor dhe i 2 shpërthimeve të tjera në këtë biznes, të kryera më datat 18.11.2023 dhe 07.03.2024.
Nga shpërthimet ka pasur vetëm dëme të pjesshme materiale.
Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve.
Lëvizjet e tij janë fiksuar nga kamerat e sigurisë.