Pas rastit të dhunimit të vajzës së mitur 3-vjeccare nga edukatorja në kopshtin ‘Stinët’, në Tiranë, një tjetër rast dhune raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet.
Një qytetare ka denoncuar së fundmi në polici se mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës i kanë dhunuar djalin e saj të mitur. Sipas 41-vjeçares ngjarja ka ndodhur në muajin tetor.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja I. A., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshon se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës që frekuenton djali i saj i mitur, kanë ushtruar dhunë ndaj tij’,– njofton Policia.
Grupi hetimor po kryhen të gjitha veprimet procedurale, për sqarimin e plotë të ngjarjes.