Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me reportazhin e prestigjiozes gjermane ZDF, mbi kontrollin e drogës që mafia shqiptare ka në Evropë.
Përmes një postimi në fb, Vasili shprehet se media gjermane i ka bërë një skaner pa filtra të vërtetës së qeverisë së kryeministrit Rama dhe pushtetit të tij mafioz.
Sipas numrit 2 të LSI, ZDF çorri të vërtetën e ekonomisë së Shqipërisë, ku 1 e treta e saj vjen nga droga me plotë 4.5 miliardë euro.
Ja postimi i plotë i Vasilit:
Televizioni shteteror gjerman ZDF e vulos:”Rama ka krijuar Kolumbinë e Europës,1/3 e ekonomise eshte droga”
Televizioni shteteror gjerman ZDF ka bere nje skaner te pameshirshem te se vertetes se Edi Rames dhe pushtetit te kalbur mafioz te tij.
Shqiperia eshte Kolumbia e Europes dhe nje e treta e ekonomise alla Rama eshte vetë droga me plot 4.5 miliarde euro
Ja cfare thote ZDF dhe komentet jane teper:
ZDF çjerr demagogjine dhe tregon te verteten e ekonomise se Edi Rames dhe thote:
“Kanabisi është i ashtuquajturi ‘ari i Shqipërisë’. Korrjet e vërteta të kanabisit përbëjnë një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto: 4.5 miliardë euro,”
ZDF ne me menyre asgjesuese pohon:
“Në çdo shtet ka mafie, por në Shqipëri, shteti i përket mafias”.Gazetarja dhe shkrimtarja Christiane Jaenicke thotë se mafia është shumë e fortë në vend, duke cituar një shprehje të Fatos Lubonjës:
ZDF i ve vulen kur thote se: “Mafia shqiptare është kudo,”.
ZDF ne menyre asgjesuese tregon se :”Pronat dhe vilat në zonat më të mira të Tiranës demonstrojnë suksesin ekonomik të mafiozëve shqiptarë,”.
ZDF ve vulen kur thote se :”Në Tiranë, ku pasaporta dhe identiteti blihen lehtësisht, një pjesë e politikës dhe policisë janë të korruptuar nga mafia. Shqipëria, nën qeverisjen e Ramës, është etiketuar nga mediat si Kolumbia e Europës”.
ZDF tregon shume qarte se Shqipëria nën Edi Ramën njihet si Kolumbia e Europës. Rrjeti gjerman raporton se mafia shqiptare nuk merret vetëm me trafik droge, por edhe me pastrim parash, trafik armësh, prostitucion, gjobëvënie, etj.
ZDF tregon se :Pasi u rritën si trafikantët kryesorë të kanabisit në botë, klanet mafioze shqiptare tani po hyjnë në biznesin fitimprurës të kokainës në Amerikën e Jugut- me Gjermaninë si tregun e synuar prej tyre”, thuhet në reportazh
ZDF tregon se në fillim shqiptarët ishin partnerë të mafias italiane në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt Europës, tani janë importues si dorë e parë për kokainën nga Ekuadori dhe Kolumbia.
ZDF tregon qarte panoramën e zymtë të ndikimit të drogës së shqiptarëve në qytetet e mëdha gjermane si Berlini, Hamburgu dhe Frankfurti.
ZDF thote se mbjellja e kanabisit në vend, ka pushtuar edhe malet.
ZDF thote se pavarsisht sr Gjermania po bashkëpunon me autoritetet shqiptare ka pak besim brenda policisë shqiptare. “Cilët informacione janë të sigurta pyet gazetari i ZDF”.
ZDF thote se: “Kriminelët përfitojnë nga varfëria në vend dhe nga një shtet, që u ofron pak qytetarëve në krahasim me klanet mafioze”.
ZDF thote qarte se “Shteti është shumë i dobët dhe u ofron ndonjë perspektivë qytetarëve. Dy të tretat e të rinjve duan të largohen nga vendi. Ata e shohin të ardhmen jashtë vendit,”.