Nënkryetari i LSI-se, Petrit Vasili, ka reaguar përmes nje postimi ne fb lidhur me atë çka pritet të ndodhë nesër në Kuvendin e Shqipërisë, ku me votat e Partisë Socialiste do të miratohet marrëveshja për Butrintin.
Vasili shprehet se ky do të jetë një votim kriminal, ndërsa thekson se vandalët e Rilindjes do të kafshojnë Butritin.
Ja postimi i plote i Vasilit:
Neser ne Parlament vandalet rilindas me voten e tyre do kafshojne Butrintin! Butrinti eshte atje prej mijra vjetesh.
Nje mrekulli arkeologjike e dimensioneve te pashoqe ndaj edhe eshte njohur nga UNESCO qe ne vitin 1992.
Ndersa per qeverisjen rilindase eshte thjesht nje mundesi per ta plackitur dhe per te zhvatur para’ dhe kaq.
Neser vandalet e rilindjes do te votojne Koncesionin e Butrintit, pra kafshimin e tij nga dhembet e pangopur te tyre.
Po degjojme edhe qe nje fondacion do na dhuroje 5 milione dollare dhe keto do te jene shpetimi dhe perligjia e gjithshkaje.
A kushton vetem 5 milion dollare Butrinti?
Jooo, kurren e kurres!
Butrinti eshte pasuri e paçmueshme, unikale, e paperseritshme dhe miliardat jane te varfer perpara tij
Kjo qeveri, qe ka vjedhur ne menyre te provuar miliarda dollare nuk paska para’ per sitin me te mrekullueshem arkeologjik te Shqiperise dhe me vlere absolote boterore dhe keto 5 milion dollaret do na nxjerrin nga halli.
Kjo qeveri, qe zhvat 22 milion euro per nje km rruge nuk paska para’ per Butrintin dhe po na tund dhuraten 5 milion dollare si shpetim.
Butrinti kerkon nje masterplan, qe garanton ruajtjen e plote dhe konservimin e plote e te sigurte te vlerave te mrekullueshme te tij.
Kjo kerkon konsultimin e gjere me profesionistet shqiptare, qe ne dhjetra vjet e kane mbrojtur e mirmbajtur ate.
Çdo kosto financiare nuk eshte asgje perpara vlerave madheshtore dhe te paperseritshme te Butrintit.
Vetem 5 km nga rruget e florinjta te rilindjes do te mjaftonin per mobilizuar ne nje minute mbi 100 milion euro per Butrintin.
Ne kete menyre edhe per dhjetra vitet, qe do te vijne kjo vlere unikale do te mbrohej e trashegohej.
Neser vandalet kulturore dhe banditizmi grabitqar i rilindjes do te kafshoje pa meshire serish Butrintin.
Keta vandale me te zi se pushtuesit vetë nuk kane asnje ndjenje pergjegjesie mbi vete, sepse kredua e tyre eshte vetem rrembimi.
Neser do te ndodhe nje votim kriminal kunder Butrintit.
Nje votim kunder atdheut, trashegimise se cmuar kulturore e historike dhe do dalin ne pah lakuriq vandalet ashtu te pacipe, te paturp dhe te paAtdhe ne fund te fundit ashtu siç jane!