Ish-deputeti dhe ish-ministri, Vangjel Tavo, u votua ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë së PS si kandidat për kreun e Bashkisë së Himarës.
Aktualist Tavo shërben në detyrën e Prefektit të Qarkut Vlorë.
Ai ka shërbyer në disa legjislatura si Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe ka mbajtur detyren e ministrit te shendetesise.
Emri i tij është përfolur shumë kohët e fundit, teksa sot kandidatura e tij u vulos nga Kryesia e PS.
Me kete zgjedhje, PS ka bere qe fitimi i Bashkise Himare te jete i padiskutueshem.
Kujtojmë se pas konfirmimit të pavlefshmërisë së kryebashkiakut të zgjedhur por të pabetuar Fredi Beleri, u vendos që data për zgjedhjet e reja të jetë 4 Gushti.
Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Sakaq, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë.