Një vajzë ka denoncuar në polici zhdukjen e babait të saj.

Policia e kryeqytetit në një njoftim zyrtar thotë se në datën 26 dhjetor shtetasja S.D ka kallëzuar se babai i saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Njoftimi i policisë:

Shtetësja S.D,  kallëzon se më datë 26.12.2024, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, babai i saj shtetasi Gj.D,  48 vjeç,  banues  në Tiranë.

U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.