Forcat RENEA kanë hyrë nga dritarja, në apartamentin e tetë të një pallati në Astir. Efektivët kanë zbritur me litar nga tarraca. Ata janë detyruar që të hyjnë nga dritarja, për shkak se nuk hynin dot në banesën nga ku erdhi telefonata alarmuese nga një vajzë e cila pretendon se është dhunuar nga disa persona. Kjo, pasi askush nuk e hap derën. Nuk dihet nëse vajza është vetëm në apartament apo po mbahet peng.

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.