Gjuajtën shpendë në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht 3 shtetas.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Gjueti e paligjshme”, në ngarkim të shtetasve V. Sh., 66 vjeç, S. Sh., 35 vjeç dhe K. N., 46 vjeç, banues në Lushnjë.
Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit”, Gjirokastër, pasi kishin gjuajtur shpendë, në mënyrë të paligjshme. Në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu me lejet përkatëse, fishekë, shpendë dhe kafshë të vrara.
Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.