Dy policë grekë dhe një biznesmen shqiptar nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol u arrestuan disa ditë më parë pas një operacioni anti-drogë në Igumenicë ku u sekuestruan 102 kg marijuanë.
Droga u kap në automjetin e sektorit të anti-drogës së Igumenicës, të drejtuar nga oficeri 41-vjecar Kostantinos Nakos dhe me pasagjer biznesmenin 41 vjecar nga fshati Shalës i Konipolit, Arben Murto.
Të arrestuarit kanë dalë para gjykatës dhe sipas medieve greke, shqiptari ka pretenduar se ishte pjesë e një operacioni zyrtar policor.
Gjithashtu, ai ka pohuar se ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën me punonjësin e policisë dhe në fakt nga informacionet që ai kishte dhënë, janë zbuluar sasi të mëdha droge.
Të premten e kaluar në makinën e policit u gjetën më shumë se 102 kilogramë hashash me bashkëdrejtues shtetasin shqiptar.
Punonjësi i policisë ka hyrë në qytetin e Igumenicës dhe nuk ka pranuar t’i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar.
Por, pak metra më tutje ai ka përplasur makinat e parkuara duke përfunduar në pranga.