Komisariati i Policisë Tepelenë, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. S., 35 vjeç, banues në fshatin Mamaj, pasi ditën e djeshme, është konstatuar duke hedhur inerte në vendin e quajtur “Majkosh”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.