42 vjeçari nga qyteti i Bilishtit, Rigels Kaso, nuk ja del për të mbijetuar ndaj dhunës së ushtruar ndaj tij pak ditë më parë në kryeqytet, pasi rreth 17:30 ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës.
Burime pranë këtij spitali thanë se gjatë gjithë këtyre ditëve 42 vjeçari ka qënë në koma të pakthyeshme, pasi gjendja e tij që në momentin e parë të paraqitur në këtë spital ka qenë shumë e rëndë.
Që nga momenti i mbërritjes në spitalin e Traumës dhe deri ditën e sotme, Rigels Kaso ka qenë në gjendje kome.
Burime pranë policisë së kryeqytetit bëjnë me dije se Kaso u dhunua në derën e një pallati në Kombinat, ku shkak i dhunës mendohet të jetë bërë një bisedë në rrjetet sociale.