Një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Velipojës.

Referuar njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se rreth orës 18:40, shtetasja D. M., 69 vjeçe, banuese në Velipojë, së bashku me familjen e saj ka qenë duke u larë në det.

Në momentin që është futur në det 69-vjeçarja ka humbur jetën.