Pas skanerit të kryer, mëngjesin e sotëm, mjekët vënë re një gjendje të përmirësuar edhe pse ende ndodhet në koma.

Megjithatë, mjekët kanë vendosur që ta mbajnë avokatin Sokol Mëngjesi edhe 2 ditë në intubim për të mos rrezikuar, ndërkohë që pritet të bëhet zgjimi gradual i tij pasi ilaçet që e mbanin në gjendje kome i janë ndërprerë gradualisht.

Avokati u dhunua mëngjesin e së mërkurës së 29 majit, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje të rënduar.

Policia tha se sulmi ndaj avokatit ka ndodhur për shkak të detyrës.

Një nga autorët e sulmit ndaj tij u vetëdorëzua, ndërsa u shpallën në kërkim 3 autorët e tjerë të dhunës.