Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej tri ditësh rezultojnë të humbur. Për këtë kishte një ditë më parë edhe një deklaratë nga policia e Shkodrës.
Mësohet se njëri prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja A. A. kanë humbur jetën.
Polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e 3 personave të tjerë.
Nga ana tjetër, policia ka ndaluar bashkëshortin, shtetasin E.A., i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.
Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës.
Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.